VMRO: Masat e vonuara, me kosto për ekonominë, LSDM: Opozita prodhon lajme te rreme

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 19:07

VMRO: Masat e vonuara, me kosto për ekonominë, LSDM: Opozita prodhon lajme te rreme

VMRO DPMNE dhe LSDM sërish janë përplasur rreth masave ekonomike të Qeverisë për t’u përballë me gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të epidemisë me virusin korona, kovid 19.

Edhepse është pjesë e qeverisë teknike, VMRO-DPMNE akuzon qeverinë për ndërhyrje të ngathët, që sipas tyre i ka kushtuar ekonomisë dhe qytetarëve.

“Shohim vetëm masa të vonuara. Ndërkaq, që në fillim, kur u paraqit rasti i parë në Maqedoni, në fund të shkurtit, VMRO-DPMNE doli me masa konkrete që duhej të ndërmerren. Masat e propozuara u ndërmorrën por me shumë vonesë dhe për këtë çmimi është i lartë. Ka viktima ndërsa ekonomia po fundoset. Maqedonia ndodhet në fundit e listave sipas vlerësimit për rimëkëmbje nga virusi korona.”- tha Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.

LSDM: Opozita prodhon lajme te rreme

Mirëpo, LSDM hedh poshtë pretendimet e VMRO-së duke i cilësuar si lajme të rreme.

“Paralelisht me masat për mbrojtjen e shëndet, meren masa për tejkalimin e pasojave mbi ekonominë të shkaktuara nga pandemia. Filloi realizimi i pakos së madhe fillestare të masave ekonomike në vlerë prej 200 milionë euro. Masat që janë ndërmarrë përfshijnë ndihmë për 250 mijë vende pune dhe 35 mijë kompani. Në situatë të këtillë është me rëndësi që të ndalojë përhapja e lajmeve të rreme dhe paniku nga ana e opozitës.”- tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.

Veç pakos së fillestare, të mërkurën, Qeveria e angazhoi Bankën Zhvillimore, të lidhë marrëveshje për kredi me kërkuesit e kredive të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret për kredi pa interes. Sipas informacionit të Bankës, kushtet i kanë plotësuar 136 kompani me 1.737 të punësuar. Qeveria komentoi si jo-mirënjohëse spekulimet me numra për punonjës të pushuar nga puna si pasojë e krizës me COVID-19. Sipas Qeverisë çdo pushim nga puna, nuk do të thotë se lidhet me krizën nga epidemia.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 19:07