VMRO: Nuk ka përparim për çështjen e PSP-së

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 19:53

VMRO: Nuk ka përparim për çështjen e PSP-së

Nuk ka as përparim në grupet punuese dhe as optimizëm për marrëveshje konsensuale për ligjin e Prokurorisë Speciale Publike. Kështu është shprehur kreu i VMRO-DPMNE-së , Hristijan Mickoski i cili lëshoi edhe sot akuza të rënda ndaj ministres së drejtësisë, Renata Deskoska dhe Qeverisë në tërësi.

Ai akuzoi se në mungesë të sukseseve ky pushtet mundohet të mbijetojë përmes rasteve të montuara dhe institucioneve të kontrolluara. Sipas Mickoskit, ministrja Deskoska ka reteruar edhe nga qëndrimi i parë kur thanë se kanë pranuar tre principet e opozitës mbi të cilat duhet të përpilohet ligji i ri për prokurorinë.

“Në kuadër të grupeve punuese nuk kemi përparim, përkundrazi kemi manifestim të kapaciteteve jo menaxhuese nga ministrja e drejtësisë. Ajo ende shërbehet me fluskulat e zbrazte nga koha kur LSDM ishte në opozitë, por ajo sot është ministre dhe përksaj asaj që është profesoreshë e drejtësisë duhet të ketë edhe aftësi menaxheriale. E shohim se ajo që më së paku e posedon është pikërisht kjo.

Kështu që në këtë moment nuk jam optimist, por këtij procesi duhet ti jepet shansë, sepse ky proces është tepër I rëndësishëm që në Maqedoni të kthehet përfundimisht drejtësia dhe jo kjo që e kemi sot, gjyqësi Kacarska dhe prokurori Ruskoska. Gjithashtu për ne si VMNRO-DPMNE është e rëndësishme të mos kemi drejtësi selektive, por drejtësi për të gjithë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Mickoski i bëri thirrje Qeverisë dhe shumicës parlamentare që të pranojnë amendamentet e dorëzuara nga VMRO-DPMNE dhe të mos mundohen që ligjin ta sjellin përmes pazareve me deputetë dhe grupe të ndryshme parlamentare.

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 19:53