Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • VMRO përplaset për emrat e rrugëve

VMRO përplaset për emrat e rrugëve

Redaksia

Sipas VMRO-së, një ndryshim i tillë nuk është i mundur gjashtë muaj para zgjedhjeve dhe një vit para regjistrimit, duke bërë që kreu i Qytetit, Pero Shilegov, të shkelë brutalisht ligjin, si edhe procedurën për të bërë ndryshimet, pasi nuk ka marrë pëlqimin nga komunat.

Vendimi i Qytetit të Shkupit për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe objekteve infrastrukturore është kundërshtuar nga këshilltarët e VMRO-së, të cilët e kanë cilësuar antiligjor dhe kanë paralajmëruar se do të kërkojnë nga gjykata revokimin e tij. Vendimi u miratua nga shumica e këshilltarëve të Qytetit në seancën e së martës për 485 emërtesat e reja që do të vihen në territorin e kryeqytetit. Sipas VMRO-së, një ndryshim i tillë nuk është i mundur gjashtë muaj para zgjedhjeve dhe një vit para regjistrimit, duke bërë që kreu i Qytetit Pero Shilegov të shkelë brutalisht ligjin, si edhe procedurën për të bërë ndryshimet, pasi nuk ka marrë pëlqimin nga komunat.

“Në të njëjtën kohë, ky vendim i Shilegov shënon një tarifë minimale prej 100 euro, një tarifë e re për kompanitë emri dhe adresa e të cilave ndryshohen në përputhje me vendimet e reja të Këshillit. Me këtë, Shilegov në disa kushte të vështira të shëndetit dhe krizës ekonomike imponon detyra dhe mashtrime të reja për qytetarët. Kjo është një dhunë e papranueshme që nuk do të tolerohet”, deklaron grupi i këshilltarëve.

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se ka pasur mbështetjen e fondacionit “Sllavko Janevski” dhe Institutit të Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov” për emërtimin e bulevardit nga VMRO në Blazhe Koneski dhe rrugën Stiv Naumov në Sllavko Janevski. Me ndryshimet e reja ura binjake Todor Alexandrov do të quhet Nakie Bajram dhe Rosa Plaveva, Ura Liria (tek Holiday Inn) do të quhet Ura Vera Aceva dhe ura për këmbësorë afër Qeverisë do të marrë emrin e ish nënkryetarit të Qytetit Enver Maliqi. Parashqevi Qiriazi do të zëvendësojë emrin e rrugës Arkipeshkop Dositeji, Omer Kaleshi dhe Adem Kastrati do të quhen krahët e rrugës Aleksandër Bujnov, Drane Bojaxhiu do të zëvendësojë emrin e rrugës Aleksandër Turunxhov, rruga Alija Avdociq do të quhet Imer Prizreni, rruga August Cezar do të quhet Mehmet Gega, rruga Bllagoja Paroviq do të marrë emrin e Ismail Qemalit, Imri Elezi do të zëvendësojë Bozhin Stojkov. Një tjetër grup emërtesash shqiptare do të vendosen në vendbanime shqiptare si në zonën e Dizhonit, ku rrugët me numra do të zëvendësohen nga emrat Viktimat e Bllacës, Faik Konica, Adem Mikullovcigjon Buzuku, Dervish Cara, 22 Nëntori, Lasgush Poradeci, Gjerasim Qiriazi, Ani Mula, Jeronim De Rada, Shaban Tërstena, Gjergj Fishta.., e të tjerë.

Magjistralja e Adriatikut do të quhet Hasan Prishtina, bulevardi Brigada Maqedonase Kosovare do të quhet Mit’hat Frashëri. Propozimet për emrat e reja të rrugëve, mes të cilëve figurojnë edhe shumë emra shqiptarë dhe data të rëndësishme shkaktuan reagime, jo vetëm për kriteret e përzgjedhjes, por edhe formulimet tendencioze në listë, prezantimi në versione të ndryshme dygjyhëshe, gabime drejtshkrimore. (koha.mk)

Continue Reading

Previous: Bursa për nxënësit që zgjedhin shkollat profesionale
Next: SHGM: Gazetarë dhe punonjës mediatikë mbi 40 vjeç mund të paraqiten për vaksinim

Të ngjashme

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Redaksia
pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Redaksia
2-18 BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.