Vodafone pëson probleme në të gjithë Evropën

Vodafone pëson probleme në të gjithë Evropën

Vodafone thotë se po punon për të trajtuar “ndërprerjen” e shërbimeve të saj të lëvizshme dhe fikse të linjës së internetit, raporton “Bbc”.

Ajo ka përjetuar një gabim me një lidhje ndërkombëtare që përdoret për të transmetuar të dhëna në mes të shteteve, por po rivendos trafikun për të adresuar çështjen.

Raportet në faqen e internetit DownDetector tregojnë se abonentët në Britani të Madhe, Irlandë, Greqi, Itali, Portugali dhe Gjermani janë ndër ata që preken.

Megjithatë, disa përdorues të prekur kanë raportuar se çështjet me email dhe aktivitete të tjera të bazuara në internet janë zgjidhur.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 14, 2019 22:58
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.