Volkswagen shton disa modele të Transporter me benzinë

Volkswagen shton disa modele të Transporter me benzinë

Volkswagen ka zbuluar disa motorë të ri me benzinë për gamën e modelit Transporter, si alternativë e atyre me naftë.

Dy motorë të ri me benzinë tani i janë shtuar këtij modeli, që të dy janë 2.0 litërsh turbocharged TSI.

Njëri version ka 148 kuaj fuqi e tjetri më i fuqishëm me 201 kuaj fuqi ndërsa që të dy fuqinë e tyre e dërgojnë në rrotat e para.

Një version me të gjitha rrotat aktive ofrohet po ashtu me një version të motorit më të fuqishëm, 2.0 litërsh.

Për shembull, një kombibus Transporter me 148 kuaj fuqi, 2.0 litërsh me benzinë kushton rreth 1,500 euro më pak se sa ai me 148 kuaj fuqi 2.0 litërsh me naftë TDI.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Korrik 28, 2017 22:41

REKLAMA