Von Cramon: Ministri i Brendshëm francez është kundër heqjes së vizave për Kosovën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Qershor, 2022 21:45

Von Cramon: Ministri i Brendshëm francez është kundër heqjes së vizave për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Viola Von Cramon ka thënë se ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, është shkaktar qe Franca nuk aprovon heqjen e vizave për Kosovën.

E pyetur nga Francizka Tschinderle, një gazetare gjermane, lidhur me pengesat e vendosura nga Franca dhe presidenti i saj Emmanuel Macron, për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Von Cramon ka thënë se problemi qëndron tek ministri i Brendshëm i qeverisë franceze, Gerald Darmanin.

“Problemi nuk është ai dhe këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështire”, i është përgjigjur Von Cramon gazetares gjermane.

Ministri i Brendshëm i qeverisë franceze, Gerald Darmanin.

Ndërkohë që gazetarja në Twitter kishte shkruar: “A mund të më shpjegojë dikush politikën e jashtme franceze? Bllokimi i një shteti me 1,8 milion banorë me vite dhe vite nga marrja e diçkaje kaq themelore si liberalizimi i vizave. Çka saktësisht përfitojnë banorët e një shteti me 67 milionë banorë nga kjo?”

“Do të më interesonte vërtet të dijë se cilët janë këshilltarët ballkanikë të Macron dhe cilat janë shqetësimet e tyre”, ka shtuar ajo.

Diskutimi mes Francizka Tschinderle dhe Viola von Cramon në Twitter.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, të enjten në mbrëmje, ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku deklaroi se pikërisht ministri i Brendshëm j Francës kishte kërkuar edhe me parë informata nga qeveria kosovare lidhur me disa aspekte teknike.

Sipas tij, Ministria e Brendshme e Francës frikësohet nga mundësia e “vërshimit” të një vale njerëzie nga Kosova qe do të largoheshin nga Kosova drejt shteteve të zonës Schengen.

Çollaku kishte shërbyer edhe si këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Qershor, 2022 21:45