Von der Lajen: Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës

Linda Limani
By Linda Limani 16 Shtator, 2020 12:05

Von der Lajen: Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës

Në fjalimin e saj  vjetor për gjendjen në Bashkimin Evropian, Ursula Fon der Lajen theksoi se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë paraqesin vendim historik, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Këtë vendim ajo e lidh me marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës, duke aluduar në rrugën e mëndafshtë, projekti i madh ekonomik kinez i cili kalon nëpër rajonin ballkanik.

V.D Lajen

 V.D Lajen

“Vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sivjet ishte një hap historik, e ardhmja e të gjithë rajonit përket në BE, ndajmë histori të njëjtë dhe fat të njëjtë, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, ata janë etapë e rrugës së mëndafshtë”, deklaroi Ursula Fon der Lajen.

Ajo konfirmoi se gjatë javëve të ardhshme Komisioni Evropian do të prezantojë paketë të re për rimëkëmbje ekonomike për të gjithë rajonin.

Sipas informacioneve të MIA-s pritet që Komisioni Evropian të ndajë rreth nëntë miliardë euro për zhvillim rajonal të Ballkanit Perëndimor, para së gjithash në pjesën e projekteve infrastrukturore dhe lidhjen e vendeve të rajonit mes vete.

Raporti për progres të reformave për Maqedoninë e Veriut dhe të vendeve të tjera të rajonit, të njohur si Paketë për zgjerim, duhet të publikohet më 6 tetor, sipas burimeve të MIA-s.

Presidenca gjermane pret në nëntor vendet anëtare të japin dritë të gjelbër për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën, gjegjësisht hapje efektive të kapitujve të parë të negociatave./MIA

Linda Limani
By Linda Limani 16 Shtator, 2020 12:05