Vonesat për autostradën Shkup-Bllacë, më 21 shtator hapen ofertat për kompanitë

Vonesat për autostradën Shkup-Bllacë, më 21 shtator hapen ofertat për kompanitë

Tenderi për ndërtimin e pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë u pat paralajmëruar të shpallej në shkurt, por kjo ndodhi në korrik, me 6 muaj vonesë.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili njëkohësisht është edhe koordinator i projektit, thotë se afati i ndërtimit llogaritet nga momenti i nënshkrimit të kontratës me kompaninë ndërtimore.

“Çështja e projektimit, unë mendoj se është më mirë që të vonoheni gjatë projektimit, se sa të bëni gabime në projekt dhe pastaj t’ju ngecë rruga siç ndodhi në Kërçovë-Ohër dhe pastaj keni vonesë edhe dy-tre vite”, deklaroi, Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Vonesa për ndërtimin e 2 kilometrave të para kanë ardhur si pasojë e hapjes së ofertave me kompanitë, me të cilat po zhvillohet dialog teknik për detajet e projektit.

“Është procedurë  krejtësisht ligjore që zbaton drejtoria e rrugëve dhe unë mendoj që diku në 20-21 shtator duhet të bëhet hapja e ofertave. Aty do të shohim nëse do të ketë kompani që i plotëson kushtet e ndërtimit, do të nënshkruhet kontrata dhe do të fillojë ndërtimi i rrugës”, theksoi zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

 Deri sa të realizohet procedura për projektimin dhe ndërtimin e pjesës së parë të autostradës, paralelisht do të bëhet projekti për pjesën e dytë të autostradës prej 10,5 kilmentrash, informon Osmani. Tani për të njëjtën është duke u bërë analiza e ndikimit mjedisor dhe social, ndërsa procedura e tenderimit do të shpallet pasi analiza të  qëndrojë 120 ditë në ueb-faqen e BERZH.  2 km e para do të do të shtrohen me mjete të NP “Rrugët e Maqedonisë “, kurse pjesa tjetër me mjete të BE-së, e cila ka ndarë 27 milion euro grant të pakthyeshëm.

Driton Zenku
nga Driton Zenku Shtator 12, 2019 17:04

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...