Vota shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Vota shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Garë e fortë zgjedhore do të jetë kurdoherë kur mbahen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut!

Gjithnjë e më shumë do të shkojë duke u rritur e duke u vetedijësuar votuesi i popullit shqiptarë, i cili duke qene i pushtuar e i nëpërkëmbur, kurrë nuk pati mundësi, rast e fat, të hidhëte votë për shqiptarin, për të vetin, për përfaqesuesin e tij, që e përfaqëson kudo por edhe kurrë nuk e tradhëton e kurrë nuk e braktisë, por e udhëheqë dhe i prinë në suksese e fitore të reja!

Edhe në të kaluarën gara zgjedhore ishte e fortë në Maqedoninë e Veriut, por të veçanata këto zgjedhje i bën fakti se mbahen pas epokës së pandemisë e coronavirusit civid-19, e cila paralizoi tërë jetën në të gjithë botën dhe ndali orën e njerëzimit!

Shihet qartë se gara zgjedhore do të jetë e shumëfishtë, me dimensione të mëdha, politike, kombetare por edhe ekonomike e finansiare!

Në çdo garë lufta bëhet vetëm për fitore, por në këtë garë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, synim dhe tendencë është të ketë edhe humbës, dhe ky humbës, punohet shumë dhe angazhimi është i madh, që disfatiste të jetë BDI dhe Udheheqësi i sajë Ali Ahmeti!

Pra maqedonët, të vjetër e te rinjë, burra dhe gra, kanë një dëshirë dhe një qëllim, të mposhtin një njeri dhe një parti shqiptare, dhe ky njeri e kjo parti është Ali Ahmeti dhe BDI!

Por a është e mundur të mos fitojë ky njeri e kjo parti, kur dëshira dhe vullneti i popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është të ia japë votën kësaj partie e ketij njeriu, që e bëri zot shtëpie, si asnjeherë deri më sot, popullin shqiptar në vatrën e tij shekullore!
Koncepti maqedon është të fitohet duke mos humbur e duke mos dhënë asgjë!

Këtë platformë politike e këtë koncept e perfaqëson klani e blloku politik maqedon i perfaqesuar nga zotrinjtë Zaev e Mickovski, dhe i përkrahur pa rezerve nga disa qe e flasin gjuhen shqipe, të cilët buken e hanë maqedonisht por në ëndërr flasin maqedonisht!

Falltorët dhe parashikuesit, gjinekologët politik antishqiptarë në Maqedoninë e Veriut, qysh tash e dinë se humbësi i palindur dihet akoma para se të fillojnë zgjedhjet dhe fërkojnë duart dhe mbajne gati arkat për të mbushur me të gjithë prenë që sjell pushteti i fituar edhe me votën e vjedhur, edhe me votën e manipuluar dhe me votën e mashtruar!

A ka mundësi që në Maqedoninë e Veriut të pas UÇK-së, në Maqedoninë e Veriut ku valon i lirë e me kushtetutë flamuri kombëtar shqiptar, në Maqedoninë e Veriut ku janë 3 universitete shqiptare shteterore, në Maqedoninë e Veriut ku gjuha shqipe është zyrtare, në Maqedoninë moderne të Veriut, në Maqedonië e Veriut në NATO, të rikthehet diskriminimi politik i shqiptarëve, nga klasa politike maqedone, klasa e vjeter maqedone e kohes se Mojsovit, Kolishevskit, Gligorovit etj., etj., dhe vota e qytetarit të lirë shqiptar të shërbejë për monedhë kusuritjeje për kurset, politikat dhe praktikat shkombëtarizuese e denigruese për popullin shqiptar!

Të kontaktojë me popullatën maqedone është normale dhe edhe të shkojë shtëpi më shtëpi, e fshat më fshat Zaevi i LSDM-së dhe Mickovski i VMRO-DPMNE-së, të cilët mund të jenë të shoqëruar nga kandidatët për deputet dhe të kërkojnë votën e qytetarëve maqedon në tërë Maqedoninë e Veriut!

Shqiptaret nuk duhet ta votojnë LSDM-në as VMRO-DPMNE, por votën e tyre pa as më të voglin dyshim duhet të ia japin fitimtares dhe realizueses së idealeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, vazhdueses së drejtperdrejtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, partisë politike heroike BDI-së dhe themeluesit të sajë e Udhëheqësit historik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe popullit shqiptar në përgjithësi!

Popull shqiptar në Maqedoninë e Veriut, çdo qytetarë shqiptarë me të drejtë vote është normale ta ndajnë mendjen e të mendojnë ndryshe për politikën dhe menaxhimin e sajë, por gjithashtu është morale dhe është e domosdoshme, se shqiptarët duhet të marrin vendim e të mos e shpenzojnë, të mos e ndajnë votën e ta dërgojnë në dorë, e në derë e në shtëpi të hasmit, të ish-pushtuesit, të atijë që dikur na e ka pirë gjakun e na e ka hëngër djersën, na kanë vrarë e burgosur, na kanë shpërngulur e asimiluar!

Populli shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, nuk duhet të ketë dilema se kë duhet ta votojë!

Koha e mashtrimeve dhe e premtimeve boshe, ku shqiptarë japin gisht e nuk dijnë të shkruajnë, ka përfunduar!
Vota shqiptare nuk duhet të jetë votë hajgare e nuk duhet të jetë votë tallje!, sepse e tillë do të jetë nëse shkon nga shqiptari te maqedoni!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 19 Maj, 2020 23:06

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.