Votimi i Qeverisë së Re, pesë partnerë të shumicës, përkrahje me kusht

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:05

Votimi i Qeverisë së Re, pesë partnerë të shumicës, përkrahje me kusht

Përbërja e re qeveritare dhe propozim programi qeveritar, të shtunën, do të jenë para deputetëve për shqyrtim, ndërsa votimi do të ndodh më së voni të dielën para mesnate. VMRO DPMNE thotë se do të shfrytëzojë në maksimun afat ligjore për të diskutuar për qeverinë e re dhe pr/programin e saj.

“VMRO DPMNE do të shfrytëzojë në maksimum mundësitë e saj institucionale dhe 48 orët e saj për diskutim në Kuvendin e Maqedonisë për t’I dëshmuar opinionit se kjo është edhe një Qeveri rezervë dhe e pa aftë si Qeveria paraprake e LSDM-së.” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Në prag të seancës për zgjedhjen e Qeverisë së re, pesë partnerë më të vegjël të shumicës së re qeverisëse kanë riaktualizuar kërkesën e tyre që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore.

Lidhja Demokratike, partia për Ripërtëritje Demokratike të Maqedonisë, Partia Liberal-Demokrate, VMRO-Popullore dhe Partia Demokratike e Turqve kërkojnë që në afat prej tre muajve të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në të kundërtën, deputetët e tyre nuk përjashtojnë mundësinë që të braktisin shumicën parlamentare, e cila numëron 64 deputetë.

“Më 5 Mars 2021 në Kuvendin e RMV-së dorëzuam propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor. I njëjti është vënë në rend dite në seancën e thirrur për 18.05.2021 (pika 58), por nuk filloi debati. Duke marrë parasysh rëndësinë e ligjit, insistojmë që në afat sa më të shkurtër të hapet debati për propozim-ligjin” – thuhet në kërkesën e nënshkruar nga krerët e partive respektive.

Kërkesa për ndryshime të Kodit Zgjedhor është pjesë e prioriteteve programore të partive të vogla maqedonase që në mandatin e parë të Qevrisë Zaev dhe kjo çështje është biseduar edhe me mandatarin Dimitar Kovaçevski.

Veç kësaj partitë e vogla ndjehen të pabarabarta në garën zgjedhore edhe në preznatimin mediatik. Për këtë arsye, Trajanov, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nismën ku kërkon heqjen e rregulloreve të Kodit Zgjedhor që rregullijnë këtë çështje.

VMRO fton partitë e vogla kundër Qeverisë

VMRO DPMNE nga ana tjetër fton partitë e vogla që të mos e përkrahin qeverinë e re dhe të mos bëhen vegëz e krimit dhe korrupcionit.

“PLD, PRDM dhe LD të ndalojnë së shërbyeri në përkrahjen e krimit të LSDM-së dhe BDI-së. Në vend të shërbëtorit le të bëhen kundërshtarë të krimit.”- thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:05

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare