Votimi për referendum, Selmani: Fushatë e ngritur e partive shqiptare; Ruzhin: LSDM me fushatë në frymë evropiane

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Shtator, 2018 19:23

Votimi për referendum, Selmani: Fushatë e ngritur e partive shqiptare; Ruzhin: LSDM me fushatë në frymë evropiane

Analistët politikë të vendit, skeptikë se thirrjet për referendum do të motivojnë të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë në referendumin e 30 shtatorit. Profesori i universitetit, Bashkim Selmani, thotë se nisur nga aspekti ekonomik, mund të arrihet cenzusi, por partitë politike do të duhet të motivonin për votim edhe qytetarët të cilët kanë përjetuar shumë padrejtësi ndër vite në vend.

“Në këtë situatë mund ta vlerësojmë edhe vetë angazhimin e partive politike shqiptare që bëjnë një fushatë jashtëzakonisht të ngritur dhe civilizuese dhe ajo do të jetë e frytshme dhe e pritshme për sa i përket mënyrës së daljes, mirëpo kemi dhe një pjesë tjetër të qytetarëve shumë padrejtësi që iu janë bërë në forma të ndryshme dhe ky segment do të duhet të fokusohet nga partitë politike”,- deklaroi analisti politik, Bashkim Selmani.

Profesori universitar, Nano Ruzhin, thotë se LSDM, për dallim nga VMRO, gjatë fushatës ka vepruar në frymën evropiane.

“Kjo fushatë e referendumit nuk kaloi në shenjën e LSDM-së në kuptimin si parti e cila këmbëngul që të realizohet synimi euroatlantik, por më shumë në frymën evropiane. Në këtë drejtim rol të rëndësishëm po luan edhe sektori joqeveritar. Kjo është mirë por nuk e di se sa kjo porosi ka mbërritur plotësisht deri tek ata të cilët këtë referendum e shohin në prizmin e partive politike, interesave dhe rivaliteteve të tyre. Mendoj se një pjesë e liderëve opozitar, njerëz të cilët kanë orientim evropian kuptuan thelbin e referendumit por për fat të keq një pjesë e madhe më shumë i mendoi interesat partiake pa i kuptuar interesat e shtetit”,- tha analisti politik, Nano Ruzhin.

Ruzhin thotë se qytetarët do të duhet të mendojnë mirë dhe mos të lëshojnë këtë mundësi pasi që në të kundërtën Maqedonia do të hyjë në një periudhë të errët, të izolimit duke kërkuar më kot alternativa të padëshiruara. (TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Shtator, 2018 19:23