Votohet në 3,480 qendra votimi në Republikë dhe në 32 qendra jashtë

Desk
By Desk 21 Prill, 2019 07:50

Votohet në 3,480 qendra votimi në Republikë dhe në 32 qendra jashtë

Zgjedhjet e gjashta të sotme presidenciale po mbahen në 3,480 qendra votimi në Republikë dhe në 32 qendra jashtë.

Në zgjedhjet e gjashta presidenciale mund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

1.726.795 votues janë të regjistruar në ekstraktet nga lista zgjedhore, 77.579 votues janë në punë të përkohshme ose rezident jashtë vendit, 1.640 janë duke vuajtur dënimin ose janë në paraburgim dhe shtatë zgjedhës janë të regjistruar si persona të zhvendosur brenda vendit. Në ekstraktin special të listës së zgjedhësve janë regjistruar 1,781 votues që kanë paraqitur një kërkesë në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore jashtë vendit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 5 maj. Fushata zgjedhore  për raundin e dytë përfundon më 3 maj  në orën 24, ku  vijon heshtje zgjedhore për raundin e dytë.

Për zgjedhjet e parakohshme lokale në Ohër  të drejtë vote kanë 52,303 qytetarë, në Dibar 18,625 dhe në Novo Sellë 11,365 qytetarë.

Desk
By Desk 21 Prill, 2019 07:50