Vranësirë ​​dhe me shi deri të martën, pastaj erë veriore dhe ulje temperaturash

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Nëntor, 2021 21:04

Vranësirë ​​dhe me shi deri të martën, pastaj erë veriore dhe ulje temperaturash

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilët do të jenë më të dendur dhe të rrëmbyeshëm, sidomos në pjesët perëndimore. Deri të martën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu, njofton Drejtoria Hidrometeorologjike, përcjell FLAKA.

Nën ndikimin e masës së ftohtë ajrore ditën e martë do të fryjë erë e fortë veriore dhe temperatura do të ulet ndjeshëm. Në male dhe në vendet më të larta, sidomos në perëndim reshjet do të jenë të borës, ndërsa gjatë ditës në disa vende më të ulëta mund të ketë reshje bore. Për shkak të kthjellimit gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte, temperaturat e mëngjesit do të jenë gjithandej negative, njofton DPHM. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Nëntor, 2021 21:04