Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Shqipëri
  • Vrasja e 2 vëllezërve, Veliu jep fjalën: Kjo ngjarje do zbardhet

Vrasja e 2 vëllezërve, Veliu jep fjalën: Kjo ngjarje do zbardhet

Redaksia 2 vjet ago

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ftuar në emisionin “A Show” në News 24  u shpreh i bindur se ngjarja e rëndë në Shkodër, ku mbetën të  vrarë dy vëllezër do të zbardhet në kohë rekord.

Ai tha se qyteti i Shkodrës vijon të jetë një qark problematik, ndërsa solli të dhëna që tregojnë se vrasjet në qytetin verior nuk kanë nisur së fundmi, por sipas tij, që nga viti 1999 janë shënuar 96 ngjarje me armë.

Duke folur për grupet kriminale,  Veliu pohoi se në Shkodër  është goditur një grup kriminal, por edhe pjesa e fajdeve, ku vetëm disa ditë më parë u arrestuan mbi 10  persona si të përfshirë në këto skema në Shkodër. Ai tha se po hetohen edhe grupe të tjera kriminale, ndërsa ky proces shtoi ai, është në fazën e dokumentimit të provave.

“Ne kemi bërë ndryshime edhe në qarqet e tjera. Ju jeni dëshmitar ku në 2018 u godit një ndër grupet kryesore në Shkodër, që u arrestuan disa persona, por edhe një grup tjetër i fajdeve  me prangosjen  e 15 personave. Fenomeni i fajdeve në Shkodër është shumë i përhapur.

Ne kemi bërë studimin e të gjithë kriminalitetit në qytet dhe në të gjitha qarqet. Një grup është goditur, grupet e tjera janë nën hetim. Koha e hetimit është duke u maturuar. Informacionet e grumbulluar duhet të kthehen në prova dhe ti dërgojmë pastaj në prokurori. Absolutisht ne i kemi të gjitha kapacitetet njerëzore dhe logjistike për të dominuar mbi kriminalitetin.

Panorama e bashkëpunimit të policisë me komunidtetin është e ndryshme në qarqe të ndryshme. Për të patur një çelës suksesi e bazojmë tek besimi me qytetarët. Nga njoftimi që bëën qytetarët vjet në Lezhë shpëtuan dy persona nga vrasja, ndërsa ka patur edhe sekuestrim armësh. Në Shkodër kemi një situatë ku edhe qytetarët ngurrojnë të japin informacion për policinë. Të bëhen pjesë për kontributin e tyre, që konstatojnë një kundra vajtje etj. Le të na provojnë, të raportojnë. Drejtori i ri në Shkodër ka eksperiencë ta madhe në Policinë.

Vendosja e Brahimit është vendim kolegjial dhe është njëherësh kompetencë e Drejtorisë së Policisë. Ministri nuk ndërhyn në kompetencat e Policisë së Shtetit.  Shkodra është vend kufitar. Shkodra ka problematikë. Nuk kam ardhur  këtu për tu shfajësuar, por për të treguar edhe punën e jashtëzakonshëm që po bën aktualisht policia. Nga shkurti i 1999 Vetëm në qarkun e Shkodrës  janë 96 ngjarje me armë të pazbuluara. Kjo nuk është shfajësim. Ky numër ka ardhur duke u ulur. Fuqia zbuluese është 50 për qind. Kjo do të thotë se ne nuk po punojmë. Ngjarja do të zbardhet. Të jeni të sigurtë se kjo ngjarje do të zbardhet”, tha Veliu.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Cakaj: Konsujt e nderit të dorëzojnë targat diplomatike
Next: Vendimi për targat, konsujt e nderit: E padrejtë të fyhemi nga shteti ynë

Të ngjashme

auto_edi_rama1614501881 Rama të hënën në Bruksel takon presidenten e KE-së

Rama të hënën në Bruksel takon presidenten e KE-së

Redaksia 1 ditë ago
berisaha-04 “Pfizer gati sa nuk grisi kontratën” Berisha refuzon të vaksinohet: Rama mbuloi skandalin e Nusretit duke tërhequr 900 doza

“Pfizer gati sa nuk grisi kontratën” Berisha refuzon të vaksinohet: Rama mbuloi skandalin e Nusretit duke tërhequr 900 doza

Redaksia 1 ditë ago
berisha418 Berisha bën deklaratën e fortë: Shqipëria, vendi me më shumë vdekje e infeksione në botë

Berisha bën deklaratën e fortë: Shqipëria, vendi me më shumë vdekje e infeksione në botë

Redaksia 2 ditë ago

TË FUNDIT

Bilal-Kasami-6-750x440 Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

auto_Vjosa-Osmani-Albin-Kurti-etj-1-600x360-11613478759 Kurti: Ja kur pritet të votohet kryeparlamentari, kryeministri dhe presidentja

Kurti: Ja kur pritet të votohet kryeparlamentari, kryeministri dhe presidentja

covid-2-750x430 Pa vaksina, Kosova drejt valës së tretë të COVID-19

Pa vaksina, Kosova drejt valës së tretë të COVID-19

rvmv Postat e Maqedonisë nga nesër hapin sportelet për pagesa

Postat e Maqedonisë nga nesër hapin sportelet për pagesa

georgievski-1392x740-696x385 Georgievski trazon emocionet e qytetarëve me propozimin për gjuhën dhe historinë

Georgievski trazon emocionet e qytetarëve me propozimin për gjuhën dhe historinë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.