Vrasja e Qerim Kelmendit, në pritje të rezultateve të ADN-së

Desk
By Desk March 5, 2020 20:03

Vrasja e Qerim Kelmendit, në pritje të rezultateve të ADN-së

Të shtunën, bëhen një javë nga varrimi i Qerim Kelmendit ish – luftëtarit të UÇK’së që u vra më 27 shkurt në ora 1:00 pas mesnatës afër, shtëpisë së tij në Zahaq. Por, për shkak se kufoma ka qenë e karbonizuar as familja e as organet e hetuesisë s’kanë mundur të konfirmojnë se trupi i të vdekurit është i Qerim Kelmendit.

Vëllai i Qerimit, Osmani, ka thënë se janë duke i pritur rezultatet e ADN’së. Të njëjtën e ka phuar edhe kryeprokurori Agim Kurmehaj.

Në kompleksin memorial në Gllogjan të Deçanit me nderime shtetërore në mesditën e së shtunës që shkoi është varrosur Qerim Kelmendi.

Ish-luftëtari i UÇK’së, u gjet i vdekur në makinën e djegur në fshatin e tij në Zahaq të Pejës më 27 shkurt pas orës 1 të mesnatës.

Por, Prokuroria që po kryen hetime rreth rastit, nuk ka arritur ta konfirmojë me saktësi nëse trupi i gjetur në veturën e bërë shkrumb e hi, që u gjet disa metra larg shtëpisë të së ndjerit, ishte i Kelmendit.

Familja e të ndjerit identifikimin e të ndjerit e ka bërë vetëm duke u bazuar në makinën pronar i së cilës ishte Kelmendi, e që çon në konkludimin se Qerim Kelmendi ishte personi i vrarë.

Gazeta Express, pak ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, ka kërkuar të dhëna nga Prokuroria e Shtetit se deri ku kanë arritur hetimet për këtë rast dhe nëse është vërtetuar nëse trupi i karbonizuar brenda veturës së gjetur në Zahaq ka qenë i Qerim Kelmendit.

Desk
By Desk March 5, 2020 20:03