Vrasja e Vanjas lajm edhe në mediat e rajonit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 20:23

Vrasja e Vanjas lajm edhe në mediat e rajonit

Vrasja brutale e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, në faqet e para të mediave në rajon. Vajza e vrarë në Shkup është rrëmbyer për zhvatje, është lëshuar urdhër për vrasësin e Vanjës së vogël, përcjell FLAKA.

Mediat serbe e përshkruajnë në detaje vrasjen, ndërsa duke iu referuar autoriteteve hetuese në RMV thonë se i dyshuari kryesor Lupço Palevski, disa ditë pas vrasjes së dyfishtë ka tentuar të fshihet në Serbi.

“I dyshuari për vrasjen e dyfishtë është arratisur në Beograd dhe më pas në Bullgari”, shkruan RTS.

Vrasja e dyfishtë në Maqedoni është publikuar edhe në mediat boshnjake, të cilat kanë thënë se pas disa ditësh kërkim është gjetur trupi i vajzës adoleshente, të cilën e kërkonte i gjithë vendi. Janë publikuar edhe fotot e vendit ku i është vënë flaka makinës së përdorur për të rrëmbyer Vanjan. Lajmin e ka bërë të ditur edhe Al Jazeera, ku thuhet se vrasja e 14-vjeçares tronditi Ballkanin.

“Lajmi se vajza 14-vjeçare Vanja Gjorchevska u gjet e vdekur pas një kërkimi shtatëditor tronditi Maqedoninë e Veriut dhe gjithë rajonin”, shkruan Al Jazeera Balkan.

Radio Televizioni i Malit të Zi, duke iu referuar deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, shkruan se rrëmbimi i vajzës është organizuar nga babai i saj, ndërsa Croatia Nova zbulon detaje nga momentet e fundit të jetës së Vanjës.

“Motivi i rrëmbimit të Vanja Gjorçevskës (14) nga Shkupi ka qenë shpërblesa. Por lajmi se babai i Vanjas ishte i përfshirë është vërtet shqetësues. Ai vazhdon të mohojë përfshirjen dhe gjatë asaj kohe të dyshuarit ndanë detaje të tmerrshme nga orët e fundit të Vanjës”, shkruan Dnevnik.hr.

Vrasjet janë gjetur edhe në mediat bullgare, të cilat, duke iu referuar deklaratës së ministrit Oliver Spasovski, thonë se i dyshuari kryesor së bashku me avokatin e tij fillimisht kanë ikur në Serbi, e një ditë më vonë kanë hyrë në Bullgari.

Të gjitha këto detaje janë pasqyruar edhe nga mediat në Kosovë dhe Shqipëri. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 20:23

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare