Vrasja me sëpatë e gruas në Prishtinë, Çitaku: Po kërkoni motiv a?! Nuk ka motiv që e shpjegon apo arsyeton këtë çmenduri

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 11:30

Vrasja me sëpatë e gruas në Prishtinë, Çitaku: Po kërkoni motiv a?! Nuk ka motiv që e shpjegon apo arsyeton këtë çmenduri

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vrasjen e 63 vjeçares në Prishtinë, nga i dyshuari bashkëshorti i saj

Çitaku ka thënë se nuk ka motiv që e arsyeton vrasjen mizore, që sipas Prokurorisë u bë me sëpatë, shkruan Reporteri.net.

“Në Prishtinë, një grua në moshën 63 vjeçare vritet me sopatë nga bashkëshorti i saj.
Nuk dihen motivet e vrasjes, po thonë. Sinqerisht, motiv po kërkoni a?!!
Nuk ka motiv që e shpejgon apo arsyeton këtë çmenduri. Dhimbje pafund”, shkruan Çitaku.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë. I dyshuari për aktin, 70 vjeçari është vetëdorëzuar në Polici.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 11:30

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...