Vrau aksidentalisht kineasten, Baldwin: Në çdo shesh xhirimi ku ka armë duhet një punonjës policie

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:18

Vrau aksidentalisht kineasten, Baldwin: Në çdo shesh xhirimi ku ka armë duhet një punonjës policie

Alec Baldwin ka bërë thirrje që kompanitë e prodhimit të filmave apo ato televizive të punësojnë oficerë policie për të “monitoruar sigurinë e armëve” në sheshet e xhirimeve. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Baldëin ndau një deklaratë po postuar fillimisht në llogarinë e fondacionit të tij të arteve në Twitter.

Në deklaratë thuhet: “Çdo shesh xhirimi TV/ film që përdor armë, të vërteta ose jo, duhet të ketë një oficer policie në set, të punësuar nga produksioni për të monitoruar specifikisht sigurinë e armëve.”

Kujtojmë se aktori i Hollywood qëlloi aksidentalisht duke i marrë jetën kineasten Halyna Hutchins me një armë zjarri ndërsa filmohej për filmin Rust në New Mexico. Ngjarja e rëndë ndodhi muajin e shkruar dhe tashmë incidenti që rezultoi në tragjedi është duke u hetuar. Nga të shtënat me armë i plagosur mbeti edhe regjizori Joel Souza.

Pas të shtënave, sherifi i qarkut Santa Fe tha se kishte pasur disa parregullsi në mënyrën sesi u trajtuan armët në sheshin e xhirimit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:18
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.