Vrima më e madhe e ozonit në Polin e Veriut – më në fund është mbyllur

Desk
By Desk April 28, 2020 23:02

Vrima më e madhe e ozonit në Polin e Veriut – më në fund është mbyllur

Një vorbull e fuqishme polare që e ka mbajtur të hapur vrimën e ozonit për afro një muaj, më në fund është mbyllur, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Pasi qëndroi mbi Antarktik për afro një muaj, vrima më e madhe e ozonit që ndonjëherë është detektuar në Polin e Veriut, më në fund është mbyllur, kanë bërë të ditur hulumtuesit e CAMS.

Në një postim të bërë më 23 prill nga CAMS, thuhet se “Precendenti i vitit 2020, vrima e ozonit në Hemisferën Veriore më në fund mori fund”,

Këto erëra të njohura si vorbulla polare, kanë krijuar një kafaz në formë rrethi me ajër të ftohtë, që qoi në formimin e reve mbi këtë rajon.

Këto re të përzierja me ndotje të shkaktuar nga njeriu siç është chlorine dhe bromine, bën që vrima me madhësi sa tri Grenlanda të hapet në atmosferë.

Derisa vrima të mëdha të ozonit hapen çdo vjeshtë në Polin e Jugut, kushtet që lejojnë këto vrima të formohen në Hemisferën Veriore janë shumë më të rralla, kanë njoftuar hulumtuesit nga ESA.

Vrima e ozonit u hap këtë vit në Antarktik, për shkak se ajri i ftohtë ishte përqendruar në këtë zonë më gjatë sesa që ndodh zakonisht.

Desk
By Desk April 28, 2020 23:02