Vriten dy ushtarë dhe 9 militantë në veriperëndim të Pakistanit

Desk
By Desk April 27, 2020 20:09

Vriten dy ushtarë dhe 9 militantë në veriperëndim të Pakistanit

Pesë personel të sigurisë po ashtu u plagosën ndërsa një militant u arrestua gjatë përleshjes në Waziristan të Veriut, tha Ushtria e Pakistanit.

Së paku nëntë militantë të dyshuar dhe dy ushtarë janë vrarë gjatë një përleshje në veriperëndim të Pakistanit, tha sot ushtria pakistaneze, raporton Anadolu Agency.

Pesë personel të sigurisë po ashtu u plagosën ndërsa një militant u arrestua gjatë përleshjes në Waziristan të Veriut, tha Ushtria e Pakistanit.

Forcat e sigurisë gjatë një operacioni kërkimi në zonë gjetën armë dhe municion, tha dega e mediave të ushtrisë në një deklaratë.

Një ushtar dhe pesë terroristë të dyshuar u vranë në një përleshje të ngjashme në rajon më 20 prill.

Waziristani i Veriut, dikur e quajtur zemra e militantizmit, është një nga shtatë ish-rajonet gjysmëautonome fisnore në Pakistan, ku ushtria ka kryer një seri operacionesh që nga viti 2014 për të eleminuar talebanët pakistanez.

Territoret e tanishme federale kohëve të fundit u është dhënë statusi i distrikteve dhe u shkrinë me provincën veriperëndimore Khyber Pakhtukhwa.

Më shumë se 5,000 militantë të dyshuar dhe mbi 700 ushtarë janë vrarë në sulme ajrore, përleshje dhe shpërthime të minave tokësore gjatë gjashtë viteve të fundit, sipas ushtrisë.

Megjithatë, shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur pasi qasja e mediave në zona është e kufizuar.

Desk
By Desk April 27, 2020 20:09