Vuçiç: “Kurti dhe e vërteta janë kontradiktore – Britania po armatos Kosovën”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Prill, 2022 00:37

Vuçiç: “Kurti dhe e vërteta janë kontradiktore – Britania po armatos Kosovën”

T&S

Sa për deklaratën e Albin Kurtit, po ua them një gjë. Kurti dhe e vërteta janë contradictio in adjecto (kontradiktë në terma)”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Pink Tv, pyetur për deklarimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, rreth armatosjes në rritje të Serbisë.

Vuçiç tha se Britania e Madhe ka dërguar në Kosovë raketa të llojeve që janë treguar efektive në Ukrainë.

“Sipas Rezolutës 12/44 askush nuk ka të drejtë të armatosë Kosovën”, tha ai.

Anglezët nuk janë të parët që kanë armatosur Kosovën. Dhe me raketa tepër të rrezikshme, që u dëshmuan mjaftë mirë në Ukrainë. Ne e kuptuam mesazhin që po na dërgojnë. Ata u armatosën edhe nga amerikanët, dhe turqit po ua trajnojnë pilotët për të ardhmen”, vazhdoi të thotë Aleksandër Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha se e ka “vetëm një pyetje” për komunitetin ndërkombëtar në raport me Kosovën. “A vlen apo jo më Rezoluta 12/44?”.

“Kosova nuk ka pasur të drejtë as të formojë Forcat Mbrojtëse të Kosovës. Është dashur të kenë shumicën e minoriteteve, të cilën s’e kanë pasur. Mos harroni që Marrëveshja e Kumanovës parasheh vetëm një forcë ushtarake në Kosovë – KFOR-in”, tha ai.

Ai tha se ShBA dhe MB po e armatosin Kosovën, ndërsa Serbisë “po i kërkojnë të mbështesin ligjin ndërkombëtar”.

Madje, Vuçiç e mohoi “ekzistencën” e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Gjithashtu, në një përpjekje për t’u shfajësuar dhe arsyetuar rreth mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se “britanikët po armatosin shqiptarët [në Kosovë], a duhet ne për këtë të ndalojmë librat e Shekspirit?”.

Vuçiç refuzoi të komentonte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me arsyetimin se “gjithçka që do thoja do të merrte konotacion personal dhe do krijonte pasoja për reputacionin e Serbisë”.

“Rusia gjithmonë e ka mbështetur integritetin territorial të Serbisë që nga viti 2001. Mos harroni që rusët na kanë ndaluar fluturimet neve në vitet 1990. Por, ato ishin tjera kohëra. Është detyrë e jona të veprojmë sipas ligjit ndërkombëtar, dhe të respektojmë ato parime. Kjo është mënyra se si jemi futur te ato vende të vogla të cilët mund të jenë krenarë. Kjo na ka kushtuar mjaftueshëm, por duhet të marrin vendime në baza ditore, dhe të luftojmë për qytetarët e Serbisë”, vazhdo ai.

“Po të doja të isha heroi numër një i botës sot, do të më mjaftonte të thoja çfarëdo kundër [Vladimir] Putinit, dhe të gjithë do të më jepnin çmime dhe do të më thonin se jam demokrati më i madhë në botë”, tha mes tjerash ai.

“Na ka kushtuar shumë mosvendosja e sanksioneve kundër Rusisë, por po të vendosnim do të na kushtonte parimet tona”, vazhdoi ai. /Albanianpost.com

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Prill, 2022 00:37