Vuçiq: Do të flas me Thaçin, për të mos qenë serbët e rrezikuar

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Gusht, 2018 19:41

Vuçiq: Do të flas me Thaçin, për të mos qenë serbët e rrezikuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili po qëndron në Austri për të marrë pjesë në Forumin e Alpbach, ku i pranishëm është edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të bisedojë me Thaçin pavarësisht faktit se sa e vështirë do të jetë kjo.

“Do të bisedoj edhe me Hashim Thaçin në Forumin Evropian në Alpbach, pavarësisht sa e vështirë dhe e dhimbshme është, sepse kur nuk ka diskutim, ekziston rreziku që serbët të jenë të rrezikuar”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se do të luftojë që të ruajë atë që është e mundur.

“Nuk dua që të qajmë, por që mos të jemi humbësit e mëdhenj”, ka thënë ai, raportojnë mediat serbe.

Ndryshe, në forum do të diskutohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, ku siç thuhet “strategjia aktuale e BE-së për Ballkanin Perëndimor përfshin një rrugë të qartë veprimi për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën”.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Gusht, 2018 19:41