Vuçiq: Haradinaj, tashmë ka dalë? Kur do të mbahet kokteji…

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 24, 2019 20:41

Vuçiq: Haradinaj, tashmë ka dalë? Kur do të mbahet kokteji…

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është deklaruar sot rreth shkuarjes së kryeministrit në dorëheqje të Kosovës Ramush Haradinaj në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se ‘nuk do të ketë drejtësi të kënaqur në Hagë në lidhje me Ramush Haradinaj dhe se nuk duhet të ëndërrojnë se dikush do të sjellë drejtësinë’.

“Tashmë është jashtë. Edhe pak dhe do të ketë drekë me ta”, tha Vuçiq për RTS.

“Mos ëndërroni se dikush do të na sjellë drejtësinë, nuk e ka sjellë deri tash dhe nuk do ta sjellë as në të ardhmen. Por, kur do të mbahet ai kokteji, të cilin do ta organizojnë në Hagë Haradinaj dhe të tjerët që të bisedojë pak me ta, se si ishte munduar. I vështirë ishte fluturimi nga Prishtina në Vjenë dhe Hagë”, tha Vuçiq.

Duke komentuar faktin se Haradinaj shkoi me aeroplanin e zëvendëskryeministrit të parë në detyrë Behgjet Pacolli, për shkak të vonesës së aeroplanit të kompanisë austriake, Vuçiq tha me ironi se “ka dëgjuar se Haradinaj ka pritur gjatë për aeroplanin e dytë”.

“Situatë e rëndë. Është munduar heroi i madh!” u shpreh ai.

Haradinaj sot është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë në statusin e të dyshuarit, por ai është mbrojtur në heshtje. Para shkuarjes në Hagë, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 24, 2019 20:41