Vuçiq jep dorëheqje, nuk do të jetë më kryetar i partisë SNS

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 21:49

Vuçiq jep dorëheqje, nuk do të jetë më kryetar i partisë SNS

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje nga partia të cilën ai e udhëheq, SNS.

Ai, në tubimin që mbajti sot tha se kjo është nata e tij e fundi që i drejtohet serbëve si kryetar i kësaj partie.

“Nesër dikush tjetër do të marrë drejtimin e SNS-it, anëtar i së cilës do të mbetem dhe do të jem anëtar besnik”, tha ai, shkruan Tanjug.

Më tej, Vuçiq tha se nga nesër do të jetë president i të gjithë qytetarëve të Serbië, e jo president i partive politike.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 21:49