Vuçiq: Në Ohri do të përcaktohen përparësitë për bashkëpunimin “Shengen i vogël”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 5, 2019 21:42

Vuçiq: Në Ohri do të përcaktohen përparësitë për bashkëpunimin “Shengen i vogël”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq zhvilloi sot bisedime me kreun e delegacionit të BE në Beograd, Ambasadorin Sam Fabrice, për integrimin evropian të Serbisë dhe dialogun me Prishtinën, përcjell FLAKA.

Në takim, Vuçiq ka thënë se Serbia ishte e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal, duke shtuar se në lidhje me këtë, takimi i kësaj fundjave në Ohër do të përcaktojë përparësitë e këtij bashkëpunimi në mënyrë që të forcojë bashkëpunimin rajonal.

Ai theksoi se Serbia duhet të vazhdojë në rrugën evropiane dhe kjo është arsyeja pse mbështetja e BE-së në zbatimin e reformave dhe bashkëpunimit rajonal është e rëndësishme.

Ambasadori Fabrici ska shprehur mbështetje për rrugën evropiane të Serbisë dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së BE-së, si në aspektin e reformave, ashtu edhe të bashkëpunimit rajonal. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 5, 2019 21:42