Vuçiq: Nuk nënshkrova se më dhemb dora e djathtë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Mars, 2023 17:03

Vuçiq: Nuk nënshkrova se më dhemb dora e djathtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si duket ka paralajmëruar mosnënshkrimin e marrëveshjes, për të cilën u tha se janë marrë vesh mbrëmë në Ohër, në takimin maratonë me Albin Kurtin e nën kujdesin e BE-së dhe SHBA-së, informon KlanM. Në një dalje para gazetarëve, sot në Beograd, Vuçiq jep sqarimet se pse nuk e ka nënshkruajtur marrëveshjen.

“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë e vetëm me dorën e djathtë mund të shkruaj. Dhe ajo dhimbje vështirë se ndalet në 4 vitet e ardhshme”, deklaroi Aleksandara Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares, përcjell Klan Macedonia.

Katër vite nga sot, përputhet edhe me fundin e mandatit të Vuçiqit në krye të presidencës serbe e kjo ndoshta është paralajmërim nga ai se derisa të jetë vet në krye të shtetit serb, nuk do të ketë marrëveshje me Kosovën.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Mars, 2023 17:03