Vuçiq publikon foto nga darka me Ramën dhe të tjerët: Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e rajonit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 22:55

Vuçiq publikon foto nga darka me Ramën dhe të tjerët: Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e rajonit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar në Beograd, ku është duke qëndruar për takimet që do të zhvillohen të enjten në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Pasi ka arritur në Beograd, ai bashkë me krerët tjerë të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ka qenë pjesë e darkës së shtruar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Mbrëmje e jashtëzakonshme me miqtë nga rajon, Edi Rama, Zdravko Krivokapiq dhe Nikola Dimitrov”, ka shkruar Vuçiq.

“Ana Bërnabiq dhe unë i pritëm mysafirët janë me verë serbe të shkëlqyer, të cilët ne guxojmë që ta krahasojmë me verërat më të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e rajonit dhe tërë rajonit”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 22:55

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...