Vucis: Marrëveshja e Prespës jep dinamikë dhe pritje për vendet tjera të rajonit

Redaksia
By Redaksia 11 Prill, 2019 20:54

Vucis: Marrëveshja e Prespës jep dinamikë dhe pritje për vendet tjera të rajonit

Në konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve-anëtare të BE-së ishte shprehur qëndrimi se ajo që ndodh në Ballkan, ndërsa në të cilën ndihmoi marrëveshja e Prespës, e cila jep dinamikë dhe pritje për vendet tjera të rajonit, është në interes të tërë Evropës, thotë kryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikos Vucis në intervistë për agjencinë gazetareske greke ANA-MPA.

“Për politikat e përbashkëta në lidhje me mbrojtjen dhe politikën e jashtme, për krizën financiare, ishte dhënë mundësia në forum shumë të gjerë, të shprehet mendimi dhe vendimi për atë se në Ballkan ndodh punë serioze në interes të tërë Evropës. Gjithashtu ishte shprehur mendimi se në këtë ndihmoi dhe ende ndihmon shumë Marrëveshja e Prespës, e cila zgjidh një problem dhe u jep dinamikë dhe pritje vendeve fqinje Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnja e Hercegovinës, të cilat gjenden në pika të ndryshme të procesit inkuadrues”, thotë Vucis nga Vjena, pas përfundimit të konferencës.

Kryetari i Parlamentit grek i cili ka qenë njëri nga tre folësit kryesor, për ANA-MPA sqaron se ajo që është konstatuar në konferencë është se në BE ekziston interes i madh për Ballkanin në të cilin Greqia luan rol udhëheqës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Redaksia
By Redaksia 11 Prill, 2019 20:54