VV ankohet se KQZ s`po e zbaton plotësisht vendimin e Supremes

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 1, 2019 19:54

VV ankohet se KQZ s`po e zbaton plotësisht vendimin e Supremes

Lëvizja Vetëvendosje ëstë ankouar se Sekretariati i KQZ-së nuk po e zbaton të plotë vendimin e Gjykatës Supreme.

Në një komunikatë të lëshuar për media, ky subjekt thekson se nëse nuk ndryshon qasja, atëherë Vetëvendosje i drejtohet gjykatës.

Komunikata e plotë:

Sekretariati i KQZ nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Supreme

Vendimi i Gjykatës Supreme ishte shumë i qartë. Dispozitivi i tij saktësonte që pakot me fletëvotime nga jashtë Kosovës duhet të numërohen nëse ato janë dërguar me kohë pra, para datës 5 tetor.

Sot, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi nuk po i lejon që të gjitha pakot me fletëvotime të trajtohen, por vetëm një pjesë prej tyre duke lënë jashtë procesit të numërimit 1700 pako me fletëvotime. Kjo është shkelje e vendimit të Gjykatës Supreme dhe e të drejtës për të votuar të qytetarëve tanë. Po ashtu është tallje me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët po presin që drejtësia të vihet në vend pa ngurrim e pa mëdyshje.

Prej fillimit ka pasur hezitime të pavenda nga administrata dhe Komisioni Qendror Zgjedhor për një çështje e cila u vërtetua tashmë disa herë që është e qartë dhe është e drejtë që i takon bashkëatdhetarëve tanë.

Ne padyshim që jemi të detyruar t’i drejtohemi sërish Gjykatave dhe do të kërkojmë sërish që edhe ato 1700 pako me fletëvotime të mbetura të trajtohen. Por këtë herë jemi të detyruar të kërkojmë përgjegjësi edhe për mosveprim e për anashkalim të zbatimit të vendimit të Gjykatës Supreme. Madje për zvarritjen prej fillimit të procesit të trajtimit të këtyre pakove.

Nëse sonte dhe deri nesër në mëngjes Kryeshefi nuk i lejon stafin e KQZ që të procesojnë sipas vendimit të Gjykatës Supreme edhe ato 1700 pako me zarfe, ne do të procedojmë në gjykatë.

RTKLIVE

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 1, 2019 19:54