“Watch OUT”, nis nesër në Tetovë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Qershor, 2022 19:34

“Watch OUT”, nis nesër në Tetovë

Të mërkurën në Tetovë, fillon festivali i filmit “Watch OUT”, i cili do të zgjasë deri në 18 qershor.

Në kuadër të këtij festivali, këtë vit do të shfaqen 32 filma të zhanreve të ndryshëm, nga 564 sa konkurruan nga e gjithë bota.

Përveç shfaqjes së filmave në oborrin e ish shtëpisë së komunistëve në Tetovë, do të ketë edhe punëtori të ndryshme.

Filmat fitues janë 3. Dokumentari më i mirë është nga Spanja me titull “MAMA”, nga fusha e animacionit çmim merr “Shakila Samavati” nga Irani bashkë me filmin “Tregim kukullash”, ndërsa çmimi tjetër sërish shkon te spanjollët me filmin e metrazhit të shkurtër të titulluar “DEAF.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Qershor, 2022 19:34