Will Smith: Mund të arrijë 50 milionë ndjekës edhe pa ekspozuar trupin

Will Smith: Mund të arrijë 50 milionë ndjekës edhe pa ekspozuar trupin

Aktori i njohur Will Smith postoi një video në llogarinë e tij në Instagram kur ishte në vizitë te mjeku, dhe ai kishte bërë një shaka se a mund të arrijë 50 milionë ndjekës në instagram, por pa ekspozuar pjesët trupore, siç po bëjnë ditëve të sotme femrat për ta rritur numrin e ndjekësve.

“Ata thanë se nuk mund të arrish në 50 milion ndjekës në IG pa treguar prapanicën tënde. Kështu ja ku jam, tek mjeku dhe do ta arrijë këtë shifër”, ka shkruar aktori 51 vjeçar në ‘Instagram’, duke e lidhur edhe me një klip të vizitës.

Will Smith është baba i tre fëmijëve, Jaden 21 , Willow 19 vjeç me gruan Jada Pinkett Smith dhe djali Trey 26 vjeç, me ish  gruan Sheree Zampino.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 22:57

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA