Willian: Arsenal mund ta fitojë titullin në vitin 2022

Desk
By Desk November 7, 2020 20:28

Willian: Arsenal mund ta fitojë titullin në vitin 2022

Anësori i Arsenal, Willian, është i bindur se skuadra e tij mund ta fitojë titullin e Premierligës brenda dy sezoneve të ardhshme.

Kanë kaluar 16 vite që nga titulli i fundit i Arsenalit në Premierligë, dhe këtë sezon, pas shtatë ndeshjeve, ata renditen në vendin e nëntë me katër pikë më pak se Southampton dhe Liverpool.

Willian, që Arsenalit iu bashkua si transferim i lirë nga Chelseas, beson se Mikel Arteta ka skuadër të mirë, dhe e sheh si kandidate serioze për trofe, transmeton lajmi.net

“Arsenal ka një trajner të madh dhe ka mundësi të mirë për të luftuar për titull”, ka deklaruar Willian, përcjell lajmi.net.

“Ne mund ta fitojmë ligën. Ndoshta jo këtë sezon, por tjetrin. Unë jam i motivuar për të pasur më shumë sukses”.

Desk
By Desk November 7, 2020 20:28