Xavi mund ta bind Messin të kthehet te Barcelona

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 21:32

Xavi mund ta bind Messin të kthehet te Barcelona

Pak ditë më parë tekniku spanjoll u rikthye te Barcelona.

Xavi Hernandez u rikthye te Barcelona, kësaj radhe në rolin e trajnerit duke rritur entuziazmin e fansave ‘Blaugranë’, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave spanjolle, ardhja e Xavit në krye të klubit mund të bind Leo Messin të rikthehet sërish te Barcelona.

Messi verën e kaluar nënshkroi kontratë dy-vjeçare me PSG-në me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Por, raportet e mira që argjentinasi ka me Xavin thuhet se mund ta bindin atë të kthehet sërish te gjiganti spanjoll në vitin 2023.

Rikthimi i Xavit ka shtuar zërat për disa transferime të mundshëm te ‘Blaugranët’, ndërsa mbetet të shihet nëse edhe Messi do të vendos të kthehet sërish në “Camp Nou”. /Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 21:32
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.