Xhaçka: Anëtarësimi në BE është qëllimi strategjik kombëtar i Shqipërisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:46

Xhaçka: Anëtarësimi në BE është qëllimi strategjik kombëtar i Shqipërisë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se integrimi në Bashkimin Europian është një nga shtyllat, rreth së cilës është hartuar projektbuxheti për vitin 2022.

Në këtë projektbuxhet për fondet e ministrisë së Jashtme janë parashikuar vlera monetare 17 për qind më shumë se sa në vitin 2021.

Zonja Xhaçka tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian është qëllimi strategjik kombëtar i Shqipërisë.

Ministrja Xhaçka foli në Komisionin e Kuvendit për Integrimin Evropian.

Ajo theksoi se Konferenca e Parë Ndërqeveritare ndërkaq, është përparësi afatshkurtër për 2021/2022, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

“Vijojnë përgatitjet për negociatat e anëtarësimit dhe për këtë qëllim janë kryer mbi 30 vizita dhe takime lobuese”-tha ministrja.

Po ashtu ajo theksoi se bilanci i Këshillit të Stabilizim-Asociimit tregon se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për negociatat.

“KE dha dy vlerësime pozitive për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe Shqipëria ka një historik arritjesh lidhur me kërkesat e marsit 2020”-tha zonja Xhaçka.

Duke vërejtur se objektiv parësor është nisja e negociatave për anëtarësimin në BE, ajo shtoi se projektbuxheti 2022 mundëson zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:46
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.