Xhafaj, politikan me dosje kriminale sulmojnë SPAK

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 19:12

Xhafaj, politikan me dosje kriminale sulmojnë SPAK

Deklarata të forta artikuloi ish-ministri i i Drejtësisë Fatmir Xhafaj, në kohën kur kryetari i prokurrisë së Posaçme, Altin Dumani, raportonte në kuvend për punën e institucionit.

Sipas tij, politikanët me dosje penale po bëhen gati të sulmojnë reformën në drejtësi.

“Disa njerëz peng të mëkatit kundër tyre tentojnë t’ju rrethojnë ju dhe drejtësinë e re,. (individë që mbeten kundërshtarë të reformash, me thika në gojë dhe shishe benzine për ta djegur këtë reformë. Nëse ju nuk tregoni rezultate konkrete do të keni të vështirë. Duhet të jepni shembullin e fortë. Besoj te ju personalisht për atë që përfaqësoni në këtë profesion. Për atë çka keni dëshmuar në këto vite, por edhe për atë që jeni të angazhuar të bëni në mandatin tuaj. Ju e konsideruar mision të jetës. Unë shpresoj që ta realizoni këtë mision dhe shpresoj që kolegët tuaj të jeni po aq misionarë në punën e tyre. Besoj edhe nga angazhimi i përkushtuar ndaj jush nga partnerët ndërkombëtarë. Shpresa e qytetarëve të këtij vendi të kthehet në besim të punës suaj”. – tha Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj.

Dumani, nuk ndjehemi të kërcënuar

Por përgjigja e Dumanit ishte se nuk ndjehet në presion nga askush.

“Politika ka punën e vet, edhe me sulmet! Unë se ndjej presionin në punën time” – tha Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

Në komisionin e Ligjeve, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar evidentoi se mbi 100 mln euro pasuri është konfiskuar me vendim të Gjykatës, vitin e kaluar. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 19:12