Xhaferi i dërgoi ngushëllim kreut shtetëror bullgar për humbjen e jetëve të familjes Boshnakov

Redaksia
By Redaksia 4 Prill, 2019 19:27

Xhaferi i dërgoi ngushëllim kreut shtetëror bullgar për humbjen e jetëve të familjes Boshnakov

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i shpreh ngushëllim të thellë në emrin e tij dhe në emër të deputetëve kreut shtetëror të Republikës së Bullgarisë për humbjen e papritur të jetëve të familjes katër anëtarëshe Boshnakov në aksidentin ajror mbi majën “Solunska Glava”.

“Fundjava e kaluar bashkë me familjen në Ohrin tonë të bukur, për fat të keq përfundoi me epilog krejtësisht të papritur dhe të pikëlluar për Boshnakovët. Fluturimi i tyre u ndërpre me rënien e fluturakes në vendin “Solunska Glava”. Kjo është ngjarje e pikëlluar për të afërmit e tyre, për miqtë, të njohurit dhe bashkëpunëtorët e tyre, mirëpo, ngjarje e pikëlluar edhe për Republikën e Bullgarisë dhe qytetarët e saj. Le të jetojë kujtimi për këtë familje në memorien e të gjithë atyre që i kanë njohur personalisht dhe kanë ndarë çaste të përbashkëta me të ndjerët”, shkruan Xhaferi.

Aeroplani Cesna, për të cilin më 2 prill në orën 16:16 minuta u raportua se ka humbur nga radari, ndërsa ka fluturuar nga Ohri për në Sofje, nga pjesëtarë të MPB-së u locua diku pas orës 19 në rreth pesë kilometra në veriperëndim të vendit “Solunska Glava”.

Në këtë aksident ajror humbën jetën G.A.B. (1970), K.C.KB (1972), G.G.B. (2005) dhe B.G. (2000)., të gjithë nga Republika e Bullgarisë.

Redaksia
By Redaksia 4 Prill, 2019 19:27