Xhaferi i shpreh ngushëllime familjes së Amdi Bajramit

Desk
By Desk October 24, 2020 20:53

Xhaferi i shpreh ngushëllime familjes së Amdi Bajramit

Me keqardhje të madhe kam marrë lajmin e trishtuar që kolegu im i vjetër dhe i dashur Amdi Bajram është larguar nga kjo botë. Më lejoni, në emrin tim dhe në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të shpreh ngushëllimet e mia të thella për këtë humbje të madhe, tha Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, përcjell FLAKA.

Kryetari i Kuvendit theksoi që Bajram, si deputet i vjetër dhe përfaqësues i komunitetit Rom në Republikën e Maqedonisë, mori pjesë në marrjen e një numri vendimesh të rëndësishme dhe strategjike për vendin.

“Ai ishte një përfaqësues i denjë i bashkësisë së tij etnike dhe bëri shumë gjëra për përparimin e tyre shoqëror. Me retorikën dhe frymën e tij pozitive, ai u dallua nga të gjithë kolegët deputetë dhe do të kujtohet gjithmonë. Ngushëllimet e mia shkojnë në familjen e ish kolegut tonë Amdi Bajram, i sigurt se pikëllimi për humbjen tuaj të madhe është i pamatshëm”, tha Xhaferi. FLAKA

Desk
By Desk October 24, 2020 20:53