Xhaferi me disa deputetë për vizitë zyrtare në Katar

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 15:10

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në Kuvendin e 140 të Unionit Interparlamentar e cila do të mbahet nga sot deri më 10 prill në Doha të Katarit.

Delegacioni e udhëheq kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa me të në vizitën e punës do të marrin pjesë edhe Dime Velkovski, Jovan Mitrevski, Dimitar Stevanandxhija, Ejup Alimi, Afrim Gashi dhe Juliana Nikollova, Cvetanka Ivanova.

Në këtë Kuvendi të Unionit Interparlamentar pritet që të marrin pjesë 1.600 përfaqësues nga mbi 160 vendet anëtare të Unionit, si dhe mbi 80 kryetar të Kuvendeve.

Në Kuvendin e 140 të Unionit Interparlamentar si temë kryesore do të jetë “Kuvendi si platformë për përmirësimin e arsimit si paqe, siguri dhe qeverisje e së drejtës”.

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 15:10