Xhaferi me paralajmërim: Afati për shpalljen e gjendjes së krizës është 28 shtatori

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 20:54

Xhaferi me paralajmërim: Afati për shpalljen e gjendjes së krizës është 28 shtatori

Afati i fundit për shpalljen e gjendjes së krizës është data 28 shtator, në mënyrë që të hyjë në fuqi nga 1 tetori. Një paralajmërim të tillë i ka dërguar kryeparlamentari Talat Xhaferi deputetëve të cilët vazhdojnë me diskutimet maratonë në Komisionin e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Qeveria siguron se situata e krizës bën të mundur marrjen e masave të shpejta dhe të nevojshme dhe opozita kërkon fillimisht përgjigje për situatën me kompanitë energjetike dhe më pas – do të japë mbështetje, përcjell FLAKA.

Deri të mërkurën – 28 shtator, Kuvendi do të votojë për zgjatjen e gjendjes së krizës në periudhën nga 1 tetori deri më 30 prill. Kryeparlamentari Talat Xhaferi paralajmëroi se çdo debat apo votim më pas do të ishte i pakuptimtë.

Opozita ka njoftuar se do të japë mbështetje. Por fillimisht ajo kërkon përgjigje: sa do të na kushtojë prodhimi i energjisë elektrike në krahasim me vitin e kaluar, kush po vjedh energjinë elektrike, çfarë ndodh me tepricat e natës, cilat janë rezervat e qymyrit dhe naftës, cilat janë kapacitetet hidrike etj. . Ata janë të bindur se Qeveria reagon shumë vonë.

Qeveria kërkon shpalljen e gjendjes së krizës për të hapur mekanizmat për përballimin e krizës, e cila pritet të zgjasë gjithë dimrin. Ministrat përkatës sqarojnë se në tregun e rregulluar çmimi i energjisë elektrike për 70 mijë biznesmenë të vegjël është i garantuar sipas vendimeve të Komisionit Rregullativ dhe për 650 mijë familje rritja është vetëm 7.5 për qind.

Qeveria kërkoi që të mos diskutohet por të mos bllokohet puna e komisioneve. Sot pasdite ka vazhduar diskutimi në Komisionin mëmë për Mbrojtje dhe Siguri. Pas kësaj, Komisioni Ligjvënës dhe Juridik duhet të diskutojë edhe për situatën e krizës me rrymën dhe ngrohjen në Shkup, që javën e ardhshme të votohet në seancë plenare. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 20:54