Xhaferi në takim dypalësh me homologen kosovare, Vjosa Osmani

Desk
By Desk March 6, 2020 19:44

Xhaferi në takim dypalësh me homologen kosovare, Vjosa Osmani

Xhaferi në takim dypalësh me homologen kosovare, Vjosa Osmani.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xaferi, sot realizoi takim bilateral me homologen e tij në Republikën e Kosovës, Kryetaren e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani.

Me këtë rast, Kryetari Xhaferi ia uroi marrjen e detyrës së re zonjës Osmani, duke i dëshiruar që ushtrimi i detyrës së re që është tejet e përgjegjshme, sfiduese dhe kërkon përkushtim pa rezervë, megjithatë, ti japë nder dhe kënaqësi dhe çdo sukses i arritur, ta inkurajojë për tejkalimin e sfidave të radhës.

Takimi i dy kryetarëve ishte në suazat e Programit me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Prishtinë.” – shprehen nga Kabineti i Kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

Desk
By Desk March 6, 2020 19:44