Xhaferi: Nëse Grubi nuk jep dorëheqje, lufta në BDI do të eskalojë. Ramadani: Ky është fitili i grupit të zjarrt!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Shtator, 2022 22:59

Xhaferi: Nëse Grubi nuk jep dorëheqje, lufta në BDI do të eskalojë. Ramadani: Ky është fitili i grupit të zjarrt!

“Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe disa ministra të tjerë të japin dorëheqje ose t’i ndryshojë kryetari Ali Ahmeti, përndryshe lufta në BDI do të përshkallëzohet”.

Këtë e ka thënë për “Sloboden Pecat” Musa Xhaferi, njëri nga eksponentët e “Grupit të zjarrit”, pas që dje patën takim me kryetarin e BDI-së.

E ky kërcënim i Musa Xhaferit është kthyer në meme nga ish politikani dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në vend, Ismet Ramadani. Ky i fundit shkruan që: “Musa Xhaferi kërcënohet se nëse nuk shkarkohen ministrat e qeverisë lufta do të eskaloj në…. Ukrainë.

“Me  e kshyr hollë e hollë ky është fitili i grupit të zjarrt, më herët në karierën e tij e është i njohur si i “Kallti” prej aty po get e ka marë emrin edhe grupi” shkruan Ismet Ramadani dhe Flaka e sjellë pa ndëhyrje drejtshkrimore.

Përderisa Xhaferi ka paralajmëruar luftë të hapur nëse nuk ka ndërrim ministrash, Grubi mohon se ka përçarje në BDI dhe thotë se të gjithë janë pas liderit Ahmeti.

Për Ahmetin, megjithatë, pakënaqësia e “Grupit të zjarrit” nuk është shqetësuese dhe beson se do të tejkalohet me debat.

Përderisa Blerim Bexheti dhe Izet Mexhiti nuk zbuluan detaje nga bisedimet me liderin e partisë përveç se mbetën në pozitat për zëvendësimin e ministrave, Musa Xhaferi për “Sloboden Peçat” tha hapur se problemet dhe kërkesat politike në parti nuk mund të zgjidhet me organe dhe kështu të amortizohen pakënaqësitë.

“Artan Grubi, të paktën nëse i pakënaqësitë në parti, ai duhet vetë të largohet nga postet e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Sistemit Politik. Përveç tij, edhe ministra të tjerë duhet të japin dorëheqje nga postet e tyre ose të zëvendësohen nga Ahmeti. Përndryshe do të ketë luftë politike në BDI”.

“Nëse Ahmeti mendon se kjo mund të zvarritet me takime me degë dhe të zgjasë me muaj, nëse mendon se mund të na mashtrojë, e ka gabim sepse kështu nuk do të zgjidhen problemet. Problemet dhe kërkesat politike në parti nuk mund të zgjidhen me takime me anëtarë të degëve”, thotë Xhaferi. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Shtator, 2022 22:59
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.