Xhaferi: Nuk kam ndonjë plan për seancën

Linda Limani
By Linda Limani 14 Gusht, 2020 11:40

Xhaferi: Nuk kam ndonjë plan për seancën

Kryesuesi i seancën konstituive të Kuvendit, Talat Xhaferi, pohon për TV21 se tani për tani nuk ka ndonjë plan se kur do ta thërrasë vazhdimin e senacës.

“Në bazë të kompetencave të mia, kur do të vendosi unë atëherë do ta thërras. Tash për tash nuk kam ndonjë plan” tha Xhaferi për TV21.

Dje nga kabineti i kryetarit të Kuvendit njoftuan se kryesuesi i seancës konsituive, për arsye objektive familjare, nuk do ta caktojë vazhdimin e seancës, ndërsa kur do të ketë informacione të reja për seancën do të ketë edhe njoftim.

Ish kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi para dy ditësh njoftoi në profilin e tij në facebook se vajza e tij ka lindur një djalë.

“Jemi të bekuar dhe shumë të lumtur pas lajmit se vajza Besiana e solli në botë nipin tonë, Frashërin! Të dy janë mirë, ne na mbetet të gëzohemi për momentet e bukura”, ka shkruar Xhaferi.

Linda Limani
By Linda Limani 14 Gusht, 2020 11:40