Sot në dhjetë degë të BDI po zhvillohen zgjedhjet brendapartiake për të zgjedhur anëtarët dhe drejtuesit e këshillave vendor si dhe anëtarët dhe drejtuesit e degëve. Zgjedhjet po zhvilohen edhe në degën e Gostivarit, ku votohet mes dy kandidatëve, Mersel Sadiku e Valdet Xhaferi, raporton Gostivari Sot
Ky i fundit, i shoqëruar nga anëtarët e familjes votoi në mesditënë shkollën fillore në fshatin Banjicë të poshtme. Xhaferi potencoi që parimi “Një anëtar, një votë”, paraqet kulminacioni i demokracisë brenda partiake.
“Sot ditë historike, ditë feste për organizatën tonë politike. Të gjithë bashkë sot votojmë me parimin Një anëtarë Një votë. Suksese të gjithëve që sot janë në garë. Ftoj të gjithë anëtarësin e BDIsë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës të dalin dhe të votojnë”, apeloi Xhaferi.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, kryetari Ali Ahmeti në ora 18:30 në selinë e BDI në Tetovë do të mbajë press konferencë për t’i shpallur rezultatet zgjedhore. Gostivari Sot