Xhaferi për zgjedhjet: 3 janari afati i fundit, Mickoski: Zgjedhje do të ketë

Desk
By Desk December 26, 2019 14:21

Xhaferi për zgjedhjet: 3 janari afati i fundit, Mickoski: Zgjedhje do të ketë

Nëse zgjedhjet duhet të mbahen më 12 prill, 3 janari është afati i fundit për zgjedhjen e Qeverisë teknike, rithekson kreu i Kuvendit Talat Xhaferi. Sipas tij, nëse nuk respektohet 3 janari, nuk respektohet ligji i cili parashikon 100 ditë qeveri teknike.

Xhaferi poashtu shtoi se nëse zgjedhet Qeveria teknike, nuk ka më mundësi që të shtyhen zgjedhjet e parapara për më 12 prill sepse qeveria sipas modelit të Përzhinës është për të zbatuar zgjedhjet dhe jo me mandat deri në formimin e Qeverisë së re. Këto komente Xhaferi i bëri pas takimit të zakonshëm me gazetarët.

Sakaq, lideri i VMRO – DPMNE-së, Kristian Mickoski nënvizon se partia që ai drejton, është favorit numër një në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  Sfidon oponentët e tij politik, socialdemokratët maqedonas të kryeministrit aktual, Zoran Zaev, që i mandatuari për kryeministër të mos jetë në listat e kandidatëve për deputetë dhe menjëherë pas disfatës, në zgjedhjet e ardhshme, të braktisë politikën si akt të marrjes së përgjegjësisë.

Po çka nëse më 12 prill  zgjedhjet nuk mbahen, cili është skenari B i opozitës maqedonase?

“Do të përballen me zemëratën e popullit. Do të përballen me zemëratën e popullit dhe të VMRO-DPMNE-së.  Prandaj, presim të realizohet skenari A!”, ka shtua ai. Flaka 

Desk
By Desk December 26, 2019 14:21