Xhaferi pret përcaktimin e deputetëve, Milloshovski përcaktohet për “bojkot”, pret para

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Gusht, 2018 19:10

Xhaferi pret përcaktimin e deputetëve, Milloshovski përcaktohet për “bojkot”, pret para

Deri të hënën kryeparlamentari Talat Xhaferi ka obliguar të gjitha partitë që të prononcohen se a do të marrin pjesë në fushatën publike të kuvendit për referendumin e caktuar më 30 shtator. Xhaferi ka kërkuar nga grupet parlamentare që ta informojnë se cilën anë do të mbajnë, gjegjësisht a do të jenë ‘PËR’ apo ‘KUNDËR’ referendumit.

Deri tani, publikisht qëndrimin e tij e ka deklaruar vetëm ish ministri i jashtëm, deputeti Antonio MIlloshovski i cili thotë se do të marrë pjesë në fushatë me qëndrimin për Bojkot. Milloshovksi ka kërkuar që ti sigurohen mjete financiare për fushatë. Për momentin ai pret që KSHZ dhe kreu i parlamentit, ti japin të dhëna zyrtare se sa mjete do të ketë në dispozicion.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Gusht, 2018 19:10