Kryetari i sapozgjedhur i BDI-së në Gostivar në intervistën e tij të parë televizive të dhënë për Tv Globi, mes tjerash është pyetur edhe për funksionimin e administratës komunale dhe opozitarizmin që pritet të bëjë BDI si parti opozitare në nivel lokal, transmeton Kronika
Ai tha se me kapacitetin, kuadrot dhe përvojën që ka BDI, do të sjellë sërish fitore në favor të tyre në Gostivar, pasi siç ai thekson, pushteti aktual lokal ka neglizhuar gjithçka dhe nuk qeverisur konform pritshmërive të qytetarëve.
“Konstatimi i të gjithë gostivarasve është se administrata aktuale e pushtetit lokal në Gostivar nuk është duke qeverisur konformë pritshmërive. Neglizhenca fatkeqësisht nga kjo administratë komunale është evidente dhe lehtë e konstatueshme në terren. Konformë kësaj do të ndërtojmë hapa dhe do të jemi opozitë përmabjtësore dhe konstruktive duke prezentuar idetë, projekte, vizionin tonë se si duhet të jetë një model i qeverisjen në pushtetin lokal”, theksoi më tej Xhaferi.
Sa i takon zhvillimit të fushatës, Xhaferi tha se ajo ka qenë demokratike dhe me vizion se si do të duhet të duket BDI e Gostivarit gjatë katër viteve të ardhshme. Sa i takon zhvillimeve politike në vend, ai tha se pret që nesër propozimi francez të kalojë në Kuvend. Kronika