Xhambaski: Ndaloni së pretenduari se nuk e dini se Goce Dellçev e deklaroi veten bullgar

Desk
By Desk October 26, 2020 21:21

Xhambaski: Ndaloni së pretenduari se nuk e dini se Goce Dellçev  e deklaroi veten bullgar

Ne ju kërkojmë që të mos i lëshoni dokumente të reja dhe shtetësi të re Goce Dellçev, thotë Angel Xhambaski, nënkryetar i partisë parlamentare VMRO BND, përcjell FLAKA.

Ai shton se askush nuk do të kishte menduar se Maqedonia mund të kishte pretendime të tilla siç përmendi kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Zaev vazhdon të pretendojë të jetë “i varfër dhe i palumtur”, deklaron Xhambaski.

“Ndaloni së pretenduari se nuk e dini se Goce Dellçev pa dyshim dhe në mënyrë të padiskutueshme e deklaroi veten bullgar,” shkroi Xhambasaki në Facebook.

Ai thotë se retorika e politikanëve maqedonas për revolucionarin është frymëzuar nga politika e Jugosllavisë.

Zaev më parë njoftoi se vendi është i gatshëm të nënshkruajë një ndryshim në Marrëveshjen ekzistuese mbi Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin, e cila do të theksojë se nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë.

Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev dje në mediat sociale ndoqi kërkesat e Zëvendës Kryeministrit Bullgar dhe Ministrit të Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe kërkoi që termi “okupator Bullgar” të zëvendësohet me “administratë Bullgare e përbërë kryesisht nga Maqedonas” në tabelat e të gjitha monumenteve në Maqedoni.

Është e mundur që Bullgaria të bllokojë negociatat e Maqedonisë me Bashkimin Evropian. FLAKA

Desk
By Desk October 26, 2020 21:21