Xhelili: Shqiptarët edhe në këto zgjedhje ishin vendimtarë

Desk
By Desk May 9, 2019 22:55

Xhelili: Shqiptarët edhe në këto zgjedhje ishin vendimtarë

Ish deputeti Zudi Xhelili në emisionin “Rruga drejt, duke folur për zgjedhjet e fundit presidenciale tha se shqiptarët edhe këtë herë ishin vendimtar, ashtu si dhe në të gjitha proceset e tjera zgjedhore në vend. Ai shpreson se me zgjedhjen e presidentit të ri, Stevo Pendarovski, do t’u jepet fund edhe të gjitha problematikave që ka krijuar paraardhësi i tij, Gjorge Ivanov, duke bllokuar proceset e integrimeve.

“Në këto zgjedhje u pa edhe një herë se faktori shqiptar, përkrah faktorit maqedonas si dy nga komunitetet më të mëdha, janë edhe vendimtarë sa i përket zgjedhjeve. Gati se në të gjitha ciklet zgjedhore ka qenë e njëjta situatë. Para se ne të zhvillonim zgjedhjet presidenciale, ne kishim shumë situata dramatike ku presidenti i deritanishëm bënte pengesa të mëdha, gati se në të gjitha proceset ku duheshe të kalonte vendi”, tha Zudi Xhelili, ish deputet.

Desk
By Desk May 9, 2019 22:55