Xhemaili dhe Vila vizitë pune në Republikën e Shqipërisë!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2019 20:26

Xhemaili dhe Vila vizitë pune në Republikën e Shqipërisë!

“Vizitën zyrtare në Shqipëri e filluam në takim me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z.Eduard Shalsi. Biseduam për shkëmbimin e përvojave për mbështetjen e sipërmarrjes për praktikat që aplikohen në vendet tona, rritjen e shkëmbimit tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe mundësitë e përmisimit të infrastrukturës dhe lidhjeve sa më të mira mes vendeve tona.

Njoftuam nikoqirët për ofertën investuese që ofron vendi jonë dhe kërkuam që kompanitë shqiptare të jenë sa më prezente në vendin tonë.

Investimet e kompanive shqiptare janë gjithnjë e më shumë prezente në Maqedoninë e Veriut, detyrë e jona ështē që ata t’i përkrahim në realizimin e projekteve të tyre.

Ramë dakord që linja hekurudhore dhe autostrada energjetike janë projekte madhore për vendet tona dhe të njëjtat të intensifikohen që sa më parë të ndërtohen.” – thotë Xhemaili

Për më shumë ndiq linkun:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2480316282217253&id=100007167168268

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2019 20:26