Xhevdet Pozhari: Më shumë Tuna po i përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë sesa ish kandidati për president, Blerim Reka!

Xhevdet Pozhari: Më shumë Tuna po i përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë sesa ish kandidati për president, Blerim Reka!

Publicist nga Kosova, Xhevdet Pozhari përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, reagon, pasi sipas tij, Blerim Reka ish kandidat për president i Maqedonisë së Veriut, shumë pak punon për të përfaqësuar shqiptarët e RVM-së, përcjell FLAKA.

Ai pastaj pyet se ku është “zhdukur” Reka?

“Ma shumë Tuna po i përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë sesa ish kandidati për president, Blerim Reka! Kah u zhduk ky njeri? Gjithë ato premtime, fjalë të mëdha, gjithë ajo përkrahje dhe gjithë ai besim që iu dha! Gjithë ai angazhim i njerëzve që i besuan (fatkeqësisht) po del puna një karrieristi që i mashtroi me kopalla për ideale. Prandaj s’duhet të jemi euforik!”, shkruan Pozhari. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2019 20:15

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.